Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka reaguar për situatën në Veri, ku ka ironizuar me KFOR-in dhe gazetarët.
Sipas, Durmishit, KFOR’i dhe gazetarët “e kuptuan që Serbia nuk është vetëm kundër VV-së”.
”Edhe KFOR-i edhe gazetarët besoj që sot e kanë kuptuar që serbët nuk sulmojnë vetëm Qeverinë e LV, por të gjithë ata që nuk flasin serbisht. Kështu ka qenë edhe në të 90-tat”, ka ironizuar Durmishi në Facebook.
Në Zveçan ka pasur përleshje në mes pjesëtarëve të KFOR’it si dhe protestuesve serbë.