Ish-kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Edmond Pruthi ka bërë krahasim mes figurës së Gjergj Kastriotit dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
Pruthi ka thënë se Gjergj Kastrioti e mbrojti civilizimin perëndimor nga okupimi otoman ndërsa sot Kurti, po e mbron atë nga “hordhitë ruso-serbe”.
“Rreth gjashtë shekuj mëparë Gjergj Kastrioti mbrojti civilizimin përendimor nga okupimi otoman.
Sot, ne Kosovën e menaxhuar nga kryeministri Albin Kurti po mbrohet civilizimi përendimor nga hordhitë ruso-serbe.”, shkroi ai në Facebook.