“Na ka qortuar pak” / Kryetari i Zubin Potokut tregon çfarë i tha ambasadori amerikan

Aktuale

“Na ka qortuar pak” / Kryetari i Zubin Potokut tregon çfarë i tha ambasadori amerikan

Më: 29 maj 2023 Në ora: 21:43
Izmir Zeqiri

Kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka treguar se çfarë është folur sot në takimin me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.

Ai tregon në Pressing se atij i është sugjeruar që të mos shkojë në zyrë dhe që i ka qortuar për atë se çfarë ndodhi të premten.  

“Ishte shqetësimi i ambasadorit amerikan dhe drejtorit të zyrës së BE këtu dhe përfaqësues së PE. Ishte shqetësimi i ambasadorit në situatën e tërësishme në komunat në veri. Jo, unë sot meqenëse iu përgjigja ftesës së ambasadorit, zgjodha të takoj ambasadorin amerikan”, ka thënë ai.  

“Po na ka sugjeruar dhe paraprakisht na ka qortuar pak”, shtoi Zeqiri. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat