Tensionet në veri të Kosovës, Basha: Dënoj dhunën ndaj KFOR, Vuçiç i interesuar për destabilizim

Aktuale

Tensionet në veri të Kosovës, Basha: Dënoj dhunën ndaj KFOR, Vuçiç i interesuar për destabilizim

Më: 29 maj 2023 Në ora: 22:44
Ish-kryedemokrati Lulzim Basha

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar për situatën në veri të Kosovës.

Basha dënon sulmin ndaj KFOR, ndërsa thotë se është e qartë që Aleksandër Vuçiç është i interesuar për destabilizim.

Ai thekson se dialogu është e vetmja rrugë për paqen mes vendeve.

“Thellësisht i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Dënoj me forcë dhunën e paprovokuar ndaj trupave të KFOR, Policisë së Kosovës dhe mediave. Për këdo është e qartë se kush është i interesuar për dhunë dhe destabilizim.

Autoritetet e Kosovës duhet të tregojnë maturi në këtë situatë të tensionuar dhe të veprojnë në koordinim të pandarë me aleatët tanë, SHBA, BE dhe NATO.

Dialogu i ndërmjetësuar nga BE dhe i mbështetur nga SHBA me rezultat  njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është e vetmja rruga për paqe dhe stabilitet dhe për një jetë më të mirë për shqiptarët dhe serbët në Kosovë”, tha Basha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat