Mustafa: Dialogu që po zhvillohet në stilin “Merre ose Lëre”, është i turpshëm

Aktuale

Mustafa: Dialogu që po zhvillohet në stilin “Merre ose Lëre”, është i turpshëm

Më: 30 maj 2023 Në ora: 00:17
Isa Mustafa

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se si rezultat i dialogut të gabuar Kosova ka ardhur në situatën “Merre ose Lërë” siç ka qenë planin franko-gjerman.

Ai ka thënë se më herët nuk ka pasur një gjë të tillë dhe se të gjitha “letrat” e i kanë shkruar vet edhe pse siç ka thënë se ka pasur raste kur ndërkombëtarët nuk janë pajtuar.

Mustafa në emisionin “InfoNata” tha dialogu në stilin “Merre ose Lëre” është i turpshëm, pasi siç ka thënë ai ky është imponim.

“Në Dialog me Serbinë s’kemi pasur në asnjë fazë në logjiken “ Merre ose Lere”. Nëse kemi bërë dialog në ndonjë fazë që është vlerësua se nuk ka dal mirë për Kosovën prapë e kemi bërë vetë, letrat ne i kemi shkru, nuk është asnjë letër që na ka shkrua Serbia ose ndërmjetësuesit evropian ose ndërkombëtar. Kemi pas situatë që janë hidhëruar ndërkombëtarët s’na kanë përshëndet por gjërat kanë shku. Dhe kjo tani që të zhvillohet dialog në stilin “Lëre ose Merre” është e turpshme sepse nuk është dialog është imponim”, është shprehur ish-kryeministri.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e kishte pranuar se nga BE për planin franko-gjeram u ishte thënë Merreni ose Lëreni”

Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të jetë bashkëpunues me ndërkombëtarët.

“Duhet të ulet topi që Kosova të mos tregohet kokëfortë të mos tregohet e një anshme në veprime, t’i bëjë në konsultime me ndërkombëtarët sepse zgjidhja nuk është që mund ta bësh vet veprime të cilat mundesh me llogaritë se munden me tu pagu me vota”, ka thënë Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat