Bashkimi Evropian po dënon ashpër dhunën e sotme ndaj KFOR-it, dhe të tjerëve në veri.
Kështu thotë, shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Europian, Josep Borrell, në një reagim të tij në tëitter, ndërsa u kërkon autoriteteve të Kosovës dhe protestuesve që të depërshkallëzojnë situatën.
”BE dënon dhunën tronditëse të sotme në Zveçan në termat më të ashpër të mundshëm. Veprat e dhunshme të kryera ndaj trupave të NATO-s, KFOR-it, mediave, civilëve dhe policisë, janë absolutisht të papranueshme”.
”BE-ja u kërkon autoriteteve të Kosovës dhe protestuesve që menjëherë dhe pa kushte të de-përshkallëzojnë situatën. Ne presim që palët të veprojnë me përgjegjësi dhe të gjejnë menjëherë një zgjidhje politike përmes dialogut”.