Deputeti Haki Abazi ka reaguar pas tensioneve të ditës në veri të vendit.
Ai shkruan se Serbia është kriminale dhe e pandryshuar me shekuj “kriminelët e luftës dhe paraluftës janë grumbulluar në veri dhe kanë ndryshuar vetëm mjetet dhe emërtimet”.
Abazi tutje falenderon pjestarët e Policisë së Kosovës dhe ata të NATO-s e KFOR-IT pë ruajtjen e qetësisë, duke iu uruar shërim të shpejtë të lënduarve.
Postimi i plotë:
Serbia është gjenocidale dhe kriminale dhe e pandryshuar me shekuj. Kriminelët e luftës dhe paraluftës janë grumbulluar në veri dhe kanë ndryshuar vetëm mjetet dhe emërtimet, nga paramilitarët e Arkanit e Draganit, njësitet e Millosevicit, në rojat e Oliverit mbi urë deri tek kriminelët e Radojcicit e Veselinovicit e Vucicit.
Falëmnderit djemve dhe vajzave të policisë së Kosovës dhe ushtarët e NATOs/ KFOR për rendin dhe qetësinë në çdo pjesë të territorit të Republikës. Miqësia dhe raporti ynë me botën demokratike është i përjetshëm dhe i paprekshëm.
Kam shprehur keqardhje për ushtarët e lënduar të KFOR-it dhe shërim të shpejtë.