Fillon tubimi i serbëve edhe afër komunës së Zubin Potokut, policia e KFOR-i blindojnë objektin

Aktuale

Fillon tubimi i serbëve edhe afër komunës së Zubin Potokut, policia e KFOR-i blindojnë objektin

Më: 30 maj 2023 Në ora: 07:28
Zubin Potok

Herët në mëngjes Policia e Kosovës dhe KFOR kanë nisur barrikadimin e objektit të komunës së Zubin Potokut.

Nuk kaluan as gjysmë ore, banorët serb të asaj pjese të Kosovës filluan të mblidhen para objektit, ashtu edhe siç paralajmëruan dje.

Kryetari i kësaj komune Izmi Zeqiri ka njoftuar se kryetari i Zubin Potokut ka folur pas situatës së tensionuar në katër komunat veriore të Kosovës.

Zeqiri ka thënë në RTK se për shkak të kësaj situate nuk do të dal në zyrat e objektit të komunës së Zubin Potokut, duke shtuar se kështu do të veprojë edhe kryetari i Zveçanit, Ilir Peci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat