Vazhdon seanca ndaj Pjetër Shalës

Aktuale

Vazhdon seanca ndaj Pjetër Shalës

Më: 30 maj 2023 Në ora: 07:34
Pjetër Shala

Në Dhomat e Specializuara në Hagë do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala.

Rasti ndaj Shalës do të nisë në orën 9.

Kujtojmë se Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti.

Ai u transferua në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestim dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat