Ngritja e flamurit të Kosovës në veri të Kosovës ka nxitur reagime të mëdha.
E këtë çështje e ka komentuar edhe ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Ai në një prononcim televiziv tha se “ka pasur deklarata nga disa analist se më e rëndësishme është ngritja flamujve në komunat veriore sesa dita e Shpalljes së Pavarësisë”.
E ndaj kësaj deklarate të Mustafës ka reaguar ashpër analisti Nexhmedin Spahiu, përcjell “Bota sot”.
Ai përmes një postimi në Facebook e pyeti Mustafën se pasi ngritja e flamurit në veri “nuk ka qenë një gjë e madhe pse nuk e ngrite ti?”
Postimi i plotë
Nëse ngritja e flamurit të Kosovës në Veri të Kosovës nuk ka qenë një gjë e madhe pse nuk e ngrite ti kur ishe kryeministër kur kjo gjë ishte obligim ligjor, moral e atdhetar?