Njësia Speciale e Kosovës mëngjesin e sotëm e ka zhvendosur nga objekti i komunës së Zubin Potokut flamurin e Republikës së Kosovës.
Nuk dihet arsyeja se përse është larguar flamuri i Kosovës nga objekti.
Pak më herët, policia e Kosovës ka hequr flamurin e Kosovës nga hyrja e objektit të komunës dhe e ka vendosur një kat më lartë.
Në anën tjetër, protestat e qytetarëve serbë në komunat veriore po vazhdojnë edhe sot.