Pas situatës së krijuar në vend, zëvendës Sekretari Gjeneral për Sigurinë dhe Mbrojtjen e Përbashkët i Bashkimit Europian, Charles Fries ka arritur në Kosovë.
Kjo është bërë e ditur në një postim në twitter nga shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ku tha se ai gjatë kësaj vizite do të takohet me liderë institucionalë dhe drejtues të shoqërisë civile të Kosovës.
“I lumtur për të mirëpritur@eu_eeas DSG Charles Fries për vizitën e tij në #Kosovë.
Diskutuan zhvillimet politike, çështjet e sigurisë dhe agjendën evropiane të sigurisë. Gjatë kësaj vizite ai do të takohet me liderë institucionalë dhe OSHC të Kosovës”, ka shkruar Szunyog.