Kryeministri maqedonas takon Lajçakun, të dy pajtohen për deeskalim urgjent të konfliktit në veri të Kosovës

Aktuale

Kryeministri maqedonas takon Lajçakun, të dy pajtohen për deeskalim urgjent të konfliktit në veri të Kosovës

Më: 30 maj 2023 Në ora: 12:46
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevsk

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka takuar sot në Bratislavë përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, me të cilin është pajtuar se nevojitet një deeskalim urgjent i konfliktit në veri të Kosovës.

Kovaçevski, i cili po merr pjesë në Forumin Global të Sigurisë GLOBSEC 2023, përsëriti se Maqedonia e Veriut mbështet bashkëpunimin dhe koordinimin e vazhdueshëm me NATO-n dhe BE-në në rajon në drejtim të konsolidimit të stabilitetit dhe përshpejtimit të integrimit euroatlantik të Ballkanit Perëndimor.

Në takim, Kovaçevski theksoi përkushtimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të kontribuar në përmirësimin e rajonit, si dhe paqen dhe stabilitetin e tij.

Ai shtoi se vendi është i vendosur të forcojë dhe përmirësojë marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe se përmes dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet shteteve është vendosur si një vend që është faktor stabiliteti në rajon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat