Kusari: Fatkeqësisht Vuçiqit do t’i kthehet bumerang nga njerëzit e tij

Aktuale

Kusari: Fatkeqësisht Vuçiqit do t’i kthehet bumerang nga njerëzit e tij

Më: 30 maj 2023 Në ora: 13:40
Mimoza Kusari-Lila

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe banda e tij përpiqen ta destabilizojnë Kosovën.

Kusari, përmes një postimi në Twitter, ku bashkëngjiti edhe artikullin e 11 majit të mediumit Neë Jork  Times për ndikimin e Vuçiqit për përshkallëzimin e situatës në Kosovë, tha se kjo do t’i kthehet bumerang atij nga populli i vet.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe banda e tij plotësisht të pranishëm në veri të Kosovës dhe përpiqet fuqishëm të destabilizuar të gjithë rajonin.

Fatkeqësisht Vuçiqit, do t’i kthehet bumerang nga njerëzit e tij”, ka shkruar Kusari në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat