Gazetari Adriatik Kelmendi ka dhënë detaje më shumë për sanksionet e SHBA-së ndaj Kosovës.
Ai përmes një shkrimi i ka paraqitur disa nga porositë e SHBA-së në drejtim të Kosovës.
Postimi në Facebook:
Disa nga porositë e SHBA-së, të cilat sapo na i tha ambasadori Hovenier, në një takim në ambasadë:
- Shtëpinë e keni në flakë, Qeverinë e Kosovës e mbajmë përgjegjëse dhe duhet të marrë masa të menjëhershme
- Qeveria nuk i ka koordinuar veprimet në veri me Shtetet e Bashkuara të Amerikës
- Ne jemi të brengosur, kjo krize çon mbrapshtë marrëdhëniet tona me Kosovën
- SHBA-ja nuk do të tregojë entuziazëm t'i ndihmojë Kosovës me shtetet mosnjohëse
- Kemi marrë masa ta përjashtojmë Kosovën nga "Defender Europe 23"
- Do të befasoheshim sikur të ketë vizita bilaterale të zyrtarëve të lartë të Kosovës me SHBA-në
- Kërkesat janë dy: 1) Menjëherë të tërhiqet Policia e Kosovës nga tri ndërtesat e komunave në veri; 2) Kryetarët nuk duhet ta ushtrojnë funksionin nga ndërtesat e komunave, se janë zgjedhur me përqindje të vogël të votave.
(Këto janë disa parafrazime të shpejta nga takimi i ambasadorit me 6 gazetarë kosovarë. Transkripti i plotë do të botohet së shpejti në Klan Kosova.)