Një mjet shpërthyes është gjuajtur në drejtim të trupave të KFOR-it në Zveçan në orët e mbrëmjes.
Lajmin për teve1 e kanë konfirmuar nga misioni paqeruajtës i NATO-së në Kosovë.
Ata kanë thënë se megjithatë nuk ishte diçka serioze.
”Nuk ishte asgjë serioze”, ka thënë Andrea Gallieni nga Zyra për Çështje Publike në KFOR.