Kryetari i Zubin Potokut edhe sot ushtron detyrën nga zyra për komunitete

Aktuale

Kryetari i Zubin Potokut edhe sot ushtron detyrën nga zyra për komunitete

Më: 31 maj 2023 Në ora: 09:36
Izmir Zeqiri

Kryetari i Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri, ka konfirmuar se edhe të mërkurën po ushtron detyrën nga zyra për komunitete që gjendet në fshatin Çabër.

Zeqiri ka thënë për Kohën se momentalisht situata është e qetë në komunën që ai udhëheq.

Ai edhe të martën ka punuar nga zyra për komunitete.

Zeqiri fitoi në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit. Ai ishte kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat