Protesta e serbëve në Zveçan po vazhdon ende ndërsa asaj tani i janë bashkuar edhe punonjës të Qendrës së Mjekësisë Familjare.
Mjekët dhe infermierët me mantele të bardha ndodhen në mes të protestuesve për të shprehur pakënaqësinë për situatën e krijuar.
Disa protestues kanë vendosur flamuj të Serbisë në rrethojat e vendosura nga pjesëtarët e KFOR-it.
Situata momentalisht është e qetë.