Po vazhdon që nga mëngjesi protesta e serbëve para objektit të komunës së Zveçanit.
Situata gjatë gjithë ditës ka qenë e qetë ndërsa KFOR-i nuk ka lëvizur nga pozicioni i tij për të ofruar siguri.
Aktualisht mbi territorin e Zveçanit po qarkullon një helikopter i KFOR-it i cili po e monitorin gjithë situatën.
Në protestën e sotme masivisht morën pjesë edhe stafi mjekësor i Qendrës Mjekësore në Zveçan.