Jusuf Thaçi, analist, që dikur ishte zëvendësministër i Arsimit në Qeverinë Kurti I, ka shkruar një status në të cilën ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.
Thaçi i ka kritikuar ata që po e kundërshtojnë Qeverinë e Kosovës për veprimet e saj në veri të vendit.
Sipas z. Thaçit, s’ka zgjidhje të mesme për veriun e Kosovës.
Shkrimi i plotë:
Ata që po e kundërshtojnë qeverinë e Kosovës për veprimet e saj në funksion të vendosjes së rendit dhe ligjit në veri të Kosovës (duke u frikësuar nga kundërshtimi ndërkombëtar dhe nga sanksionet që mund të pasojnë), një gjë duhet ta kenë të qartë:
Nuk ka "zgjidhje të mesme" për veriun e Kosovës. Ose e vendosim kontrollin në veri ose konfirmohet se veriu është i humbur për Kosovën.
Kështu që, kur po i dramatizojnë e hiperbolizojnë këto pasojat nga kundërshtimi e sanksionet e ndërkombëtarëve, duhet ta dinë se pasojat e zgjidhjes tjetër janë edhe më të këqija për Kosovën.