Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se Kosova nuk duhet të ketë veprimet të cilat mund të dëmtojnë raportin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se shteti i Kosovës ka dalë fitues kurdo që ka dëgjuar fjalët dhe sugjerimet e aleatëve të saj.
“Kosova ka dalë fituese duke bërë politikë të mençur, e jo politikë të forcës. Kosova ka dalë fituese duke ndjekur këshillat e aleatëve, e jo duke u konfrontuar me ta”.
“Kosova nuk ka dobi nga veprime të cilat sado të drejta që duken në shikim të parë, na dëmtojnë qëllimin tonë afatgjatë — që është integrimi në BE e NATO dhe miqësia e përhershme me ShBA-në”, ka shkruar Hoti.