Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është i shqetësuar për situatën e krijuar në veri të vendit.
Prandaj sipas tij, Albin Kurti duhet të largohet nga qeverisja ngase po paraqet rrezik për vendin.
Për këtë ka reaguar deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, i cili ka thënë se Kurti vetëm po zbaton Kushtetutën.
Postimi në Facebook:
Pothuajse 2 dekada të mësuar me pasuri përrallore, patjetër se në kurriz të pasurisë publike, i kanë bërë aq të dehur në mendjen e përceptimin e tyre politik, sa janë në gjendje të bashkojnë forcat me kriminelët e veriut e të Serbisë për 'të hequr qafe Albinin'. Pse? Se tek ai, nuk shohin asesi vijimin 'ditëve të mira' kur pasuroheshin eksponencialisht me toka e me çka jo tjetër. Mocion mosbesimi për çka? Sepse e ka zbatuar Kushtetutën? Sepse i është mëveshur punës për të penguar bandat e Serbisë? Një këso kërkese për mocion, do të ishte historik veç si regjistrim në arkivin e Kuvendit. Kuptohet, do të ishte historik për nga përmasa e turpit historik. Normalisht, veç si hap procedural sepse për fat populli ua ka hequr siguresat nga duart më 14 shkurt 2021, e me gjasë nuk do t'i kenë më në dorë asnjëherë sepse po dihet që e keni për para.
Edhe mos të harrojmë: asnjëherë as nuk do të vihemi kundër Amerikës as nuk do të keqpërdorim besimin e saj.