Aktivisti Rron Gjinovci, ka reaguar pas kërkesën së opozitës në Kosovë, për shkarkimin e kryeministrit Albin Kurti.
Opozita ka kritikuar ashpër Kurtin pas tensioneve të fundit në veri të Kosovës dhe “sanksioneve” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E duke komentuar deklaratat e opozitarëve, Gjinovci ka ironizuar duke thënë se Kurti me 52 përqind të votave, nuk po mund të kryejë punë si duhet, përcjell Bota sot.
“Unë mendoj që opozita duhet patjetër me ngritë mocion mosbesimi edhe ne provu me shkarku Kryeministrin.
Pashë ni Zot që e rrëzoni, se 50.2% pak e spo mun me kry punë qysh duhet”, ka shkruar Gjinovci në Facebook./BS