Përjashtimi i Kosovës nga “Defender Europe 23”, vlerësohet lajm i keq, kërkohet koordinim me SHBA-në

Aktuale

Përjashtimi i Kosovës nga “Defender Europe 23”, vlerësohet lajm i keq, kërkohet koordinim me SHBA-në

Më: 31 maj 2023 Në ora: 21:09
Armend Mehaj

Më shumë se një vit investime kishin bërë nga Ministria e Mbrojtjes për të marrë pjesë në stërvitjet ushtarake Defender Europe ’23”.

E me 21 maj Kosova si nikoqire nisi ushtrimin më të madh ushtarak ndërkombëtar.

Mirëpo këto stërvitje që po mbaheshin në Gjakovë që nga java e tretë e majit nuk përfunduan ashtu siç ishte paraparë më 3 qershor.
Meqë pasi Shtete e Bashkuara të Amerikës, vendosen që ta përjashtojnë Kosovën nga Defender Europe 2023.

Kjo është pasoja e parë për Qeverinë e Kosovës, që ka refuzuar thirrjet e Uashingtonit që të shtensionojë situatën në veri.

E ndalimi i këtyre ushtrimeve, sipas ish komandanti të FSK-së, është një lajm i keq për vendin.

Andaj Kastrati kërkon që Qeveria, të reflektoj që të mos ndodhin ndëshkimet të tjera.

E sipas njohësi të çështjeve politike, Visar Xanit, këto janë qortimet që ekzekutivi të marrë hapa për qetësimin e situatës në veri.

Xani kërkon që Kosova të koordinohet për çdo vendim me Shtetet e Bashkuar të Amerikës.

Në stërvitjen Defender Europe 2023, Kosova ka qenë nikoqire e 25 shtete partnere me mbi 22.000 ushtarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat