Haliti tregon se a do të votojë PDK-ja, rrëzimin e qeverisë Kurti

Aktuale

Haliti tregon se a do të votojë PDK-ja, rrëzimin e qeverisë Kurti

Më: 31 maj 2023 Në ora: 22:22
Xhavit Haliti

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka folur sonte rreth tensioneve në veri.

Haliti ka thënë se ka kërkuar publikisht dorëheqjen e Albin Kurtit, pas  qortimeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por thekson se për rrëzimin e Qeverisë do të duhet t`i kenë votat.

“Ka tri ditë që i kam kërku publikisht dorëheqjen, Albin Kurtit.

Kryeminsitri i Kosovës duhet të tërhiqet për shkak të veprimeve të pamatura, duhet të mbaj përgjegjësi dhe në radhë të parë, të shkarkoj ministrin e mbrendshëm, sepse mendoj që ai ka udhëhequr dhe ka komanduar forcat e Policisë në drejtim të veriut të Kosovës dhe ka krijuar incidente, të cilat Serbia u përpoq ti justifikoj veprimet e dhunshme edhe kundër KFOR-it dhe kundër Policisë së Kosovës”, u shpreh Haliti në emisionin Context.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat