Muja: E kuptojmë kërkesën për zgjedhje në veri, por jo pa proces demokratik

Aktuale

Muja: E kuptojmë kërkesën për zgjedhje në veri, por jo pa proces demokratik

Më: 31 maj 2023 Në ora: 22:36
Armend Muja

Kërkesa për zgjedhje të reja në veri, sipas deputetit të LVV-së, Armend Muja, është legjitime, por sipas tij, kjo duhet të bëhet përmes një procesi demokratik e jo me dhunë.

Ai tha se Policia e Kosovës nuk duhet të tërhiqet nga veriu përderisa aty ka grupe kriminale.

“Policia duhet të reflektojë në përforcime apo numra në bazë të rrezikut. Përderisa ka milici fashiste, policia nuk do të duhej të tërhiqej. Policia tërhiqet vetëm pas tërheqjes së këtyre milicive fashiste”, ka thënë ai.

“Në Kosovë pushteti merret vetëm përmes zgjedhjeve. E kuptoj në rast se ka kërkesë të mbahen zgjedhje të reja, të thonë se janë të pakënaqur. Por, jo pa proces demokratik, nuk mund të ofrohet pushteti vetëm pse dëshiron”, ka vijuar ai.

Përkundër që zakonisht Lista Serbe i fiton mbi 90% të votave në zgjedhje komunale, Muja tha se kjo listë nuk e ka përkrahjen e njëjtë në popullsinë serbe në komunat veriore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat