Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në rrjetin social “Facebook”, ka shpërndarë disa fotografi nga takimi me liderët e shteteve anëtare të Komunitetit Politik Evropian.
Osmani ka thënë se gjatë këtij takimi, u diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë.
Pritja u organizua nga Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu.
“Në pritjen e organizuar nga Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, për liderët e shteteve anëtare të Komunitetit Politik Evropian, diskutime me miq për zhvillimet e fundit në Kosovë”, u shpreh ajo.