Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, njofton se sot në ministri pati një takim me përfaqësuesin special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peachin, i shoqëruar nga ambasadori i Britanisë së Madhe në Republikën e Kosovës, Nicholas Abbot.
Ministri tha se diskutuan sfidat e sigurisë dhe bashkëpunimin e fortë mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Njoftimin ai e beri me anë të një postimi në Twitter.
“Ne ndajmë shqetësimet për situatën e sigurisë në veri të Kosovës dhe pajtohemi se respektimi i ligjit dhe kushtetutshmërisë është thelbësor!”, shkroi Mehaj.