“Kosova është zemra e Serbisë”, deputetja britanike kërkon dënimin e Gjokoviqit

Aktuale

“Kosova është zemra e Serbisë”, deputetja britanike kërkon dënimin e Gjokoviqit

Më: 31 maj 2023 Në ora: 23:42
Alicia Kearns

Kryetarja e komisionit për politikën e jashtme të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns për mes një reagimi në llogarinë e saj në Twitter ka reaguar në lidhje me deklaratën e tenistit serb Novak Gjokoviq, i cili u shpreh se Kosova është zemra e Serbisë.

Deklaratë e cila erdhi pas nisjes së tensioneve në veri të Kosovës.

Kearns shkruan se sjellja dhe komentet e Djokovic janë të dënueshme.

“Sjellja dhe komentet e Gjokoviqit janë të dënueshme. “Kosova është zemra e Serbisë! Stop dhunës”. Ky slogan i ka rrënjët në mitologjinë nacionaliste serbe dhe slogane të ngjashme janë përdorur për të justifikuar spastrimin etnik të viteve 1990”, ka shkruar Kearns.

Kjo deklaratë nuk ka qenë hera e parë që serbi përdor sportin për të dhënë mesazhe politike kundër Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat