Lubonja: Rama do të duhej t’i qëndronte me afër Kurtit se Vuçiqit

Aktuale

Lubonja: Rama do të duhej t’i qëndronte me afër Kurtit se Vuçiqit

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 00:29
Albin Kurti dhe Edi Rama

Publicisti nga Shqipëria, Fatos Lubonja ka thënë deklarimi i Edi Ramës për zhvillimet në veri ka qenë problematik.

Ai ka thënë se në këtë situatë Rama do duhej të ishte më afër Kurtit, pavarësisht sipas tij të raporteve të afërta që ka me Vuçiqin.

"Qëndrimi i Shqipërisë dhe Edi Rmës për mendimin tim është pak problematik, për mos më thënë shumë.

Edhe pse ka pasur marrëdhënie më të mira me ish-presidentin Thaçi edhe pse ka ndërtua ca marrëdhënie goxha të afërta me Vuçiqin ashtu si me Erdoganin është problematik, sepse Shqipëria edhe me kushtetutë e ka obligim, por edhe për shkak të historisë, duhej të ishte më afër palës shqiptare ku mendoj se gjithsesi ka përgjegjësi, do duhej të ishte më afër Kurtit se Vuçiqit”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat