Analisti Shenoll Muharremi është shprehur kundër mocionit të AAK-së për ta rrëzuar Qeverinë Kurti.
Ai është shprehur skeptik se kjo iniciativë do të jap rezultate.
Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se Kosova nuk mundet vetëm me zgjedhje me i zgjidh problemet.
“Nuk me ka pëlqy kjo ide për mocion. Nuk jep rezultate dhe mundet me kriju pasiguri institucionle. Dje kam shkru që Qeveria e Kosovës duhet me i korrektu disa levizje e jo me shku. Nuk mundemi ne vetëm me zgjedhje me i zgjidh problemet tona. Ky cikël "zgjedhje-krizë-zgjedhje" duhet me u tejkalu. Ne duhet me u mësu, si një familje e mençur, me i zgjidh problemet tona me konsensus e kuptueshmëri, e jo me divorc. Nëse je ka divorcohesh 4-5x dhe spo të zgjidhet problemi, provo diçka ma ndryshe. Provo me ndryshu vehtën dhe metodat që ke apliku. Me ndëgju edhe tjetrin”, ka shkruar Muharremi.