Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, ka dhënë një intervistë në mediumin publik italian, ku ka folur rreth zhvillimeve në veri të Kosovës, ku mbetën të lënduar 25 ushtarë, prej të cilëve 11 ishin italianë.
Ai e ka cilësuar gjendjen në veri si “situatë të çmendur”.
“Situatë e çmendur. Dikush donte t'i vendoste benzin zjarrit. Ndikimi i Putinit?
Raporti Kosovë - Serbi është i vështirë me dekada saqë s'ka nevojë të vijë askush tjetër." – deklaroi ai.