Pas thirrjeve për protestë në jug të Mitrovicës ka reagiar edhe ministri Xhelal Sveçla.
Ai ka thënë me këto thijrre janë të panevojshme dhe nuk i ndihmojnë Kosovës.
Ai fton qytetarët që të mos iu përgjigjen thirrjeve të dyshimta.
Postimi në Facebook:
Qytetarë të dashur,
Thirrjet për protestë në jug të Mitrovicës dhe me synim marshimin drejt veriut të vendit, janë të panevojshme dhe nuk i ndihmojnë Republikës së Kosovës.
Përmes këtij organizimi në rrjetet sociale po tentohet të nxiten tubime të panevojshme. Sipas vlerësimeve nga institucionet e sigurisë, kjo thirrje po përhapet nga persona të panjohur dhe profile të dyshimta nëpër rrjetet sociale.
Mbështetja e madhe qytetare e këtyre ditëve karshi vendimeve të Qeverisë dhe institucioneve tona, të drejta dhe legjitime, janë garancë e vendosjes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në veri të vendit.
I ftoj të gjithë qytetarët që të mos i përgjigjen këtyre thirrjeve të dyshimta dhe organizimeve anonime.
Kujtojmë, ndaj këtyre thirrjeve ka reaguar edhe Policia e Kosovës, e cila ju ka bërë thirrje qytetarëve që t’i shpërfillin.