Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk ka mohuar e as pohuar, nëse do të ketë sot një takim edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Samitit të liderëve Evropianë në Moldavi.
Në pyetjen për këtë çështje, ai u shpreh:
‘Nuk e di se kush vjen nga Prishtina, por unë do takohem me [Olaf] Scholz dhe [Emmanuel] Macron, përfundimisht.
Ky do të jetë një diskutim vërtetë i rëndësishëm për ne’.