Shefi i stafit të Presidencës, Blerim Vela ka bërë të ditur se ka filluar samiti i Komunitetit Politik Evropian në Kishinau të Moldavisë.
Vela shkroi se në fillim të këtij samiti, presidenti ukrainas Zelenski pati një fjalim “pasionant” para kryetarëve të 47 shteteve evropiane.
“Një shfaqje e madhe mbështetjeje dhe solidariteti me popullin e Ukrainës. Demokracitë do të mbizotërojnë kundër luftës së agresionit nga një vend hegjemonist”, shkroi Vela.
Në mesin e liderëve është edhe presidentja Vjosa Osmani. Në fotografinë e publikuar nga Vela, Osmani shihet se është ulur mes presidentit francez Macron dhe kancelarit gjerman Scholz.