Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci janë takuar me nxënës nga komuna të ndryshme të Kosovës, me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Mediet janë lejuar të marrin pamje vetëm në fillim të aktivitetetit.
Ndërsa pas takimit, pritet që Kurti të deklarohet për zhvillimet e fundit në vend.
Dita e Fëmijëve shënohet më 1 qershor në mbarë botën, pasi në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në vitin 1925.