Edhe kancelari austriak Karl Nehammer është deklaruar mbi zhvillimet e ditëve të fundit në veri të vendit.
Nehamer ka thënë se për depërshkallëzimin e situatës duhet të punojnë si Kosova, ashtu edhe Serbia.
“Serbia ka një ndikim të madh dhe po luan një rol të madh në de-përshkallëzimin e situatës. Ajo ka nevojë gjithashtu për Kosovën.
Është e rëndësishme që dhuna të ndalet menjëherë. Përveç kësaj, bëhet fjalë për marrjen e hapave që në radhë të parë nuk lejojnë dhunën”, tha kancelari.