Shkelma e grushte, Sveçla publikon pamjet brutale: Ja si u sulmuan dy shqiptarë nga milicia e Beogradit

Aktuale

Shkelma e grushte, Sveçla publikon pamjet brutale: Ja si u sulmuan dy shqiptarë nga milicia e Beogradit

Nga: A.M. Më: 1 qershor 2023 Në ora: 16:43
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal SveçlA

Dy shqiptarë sot janë sulmuar në në hyrje të sheshit në Mitrovicën e Veriut nga një grup criminal.

E për këtë reagoi edhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, përcjell “Bota sot”.

Sveçla publikoi pamjet e sulmit në rrjetin e tij social në Facebook, derisa shkroi se: “Ky akt dhune dhe huliganesk duhet të dënohet ashpërsisht. Përgjegjësit kriminelë shumë shpejt do të vihen para drejtësisë. Këta milicë nuk do të mund ta minojnë rendin juridik dhe kushtetues të Republikës”.

Postimi i plotë

Milicia fashiste vazhdon të sulmojë qytetarët e pafajshëm në veri të vendit tonë.

Dy qytetarë shqiptarë janë sulmuar brutalisht në sheshin e Mitrovicës së Veriut nga milicia fashiste e orkestruar dhe dirigjuar nga Beogradi.

Ky akt dhune dhe huliganesk duhet të dënohet ashpërsisht. Përgjegjësit kriminelë shumë shpejt do të vihen para drejtësisë. Këta milicë nuk do të mund ta minojnë rendin juridik dhe kushtetues të Republikës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat