Osmani tregon prapaskenat: E takova 10 minuta Vuçiqin, zakonisht ankohet e bërtet

Aktuale

Osmani tregon prapaskenat: E takova 10 minuta Vuçiqin, zakonisht ankohet e bërtet

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 19:32
Vjosa Osmani, presidente e Kosovës

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, e ka takuar në Moldavi dy krerët më të rëndësishëm të Evropës, më saktësisht kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Sigurisht, temë e diskutimit ishte pashmangshëm zhvillimet shqetësuese në veri të Kosovës. Osmani ka dhënë një intervistë në RTK, ku ka folur për takimin e me presidentin e Francës dhe kancelarin e Gjermanisë.

Ajo ka treguar se e ka takuar edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bashkë me Macronin e Scholzin. Sipas zonjës Osmani, në takimin 10-minutësh, u dëshmua që Vuçiq nuk është i interesuar për paqe.

“Në fund të takimit me Presidentin Macron dhe Kancelarin gjerman, ata propozun që të kishte edhe një diskutim jofromal me Presidnetin Vuçiq, natyrisht që në takim ishte edhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Dhe pas takimi që ata e kishin trelateralë dhe me Vuçiq, kishim diku një takim me 10 minuta të përbashkët, ku edhe një herë u dëshmua se zotri Vuçiq nuk është i interesuar për zgjidhje e as nuk është i interesuar për paqe, por në fakt është burimi kryesor i jostabilitetit në të gjithë rajonin tonë.” – deklaroi ajo në RTK.

Ajo tregoi se çka i kërkoi Vuçiqit.

"Unë para tyre kamë kërkuar nga Vuçiqi që t’i largojë ushtrinë nga kufiri, që ta largojë bandat kriminale nga Kosova që të zbatojë listën e gjatë ë marrëveshjeve që nuk e ka zbatuar, e kam pyetur a ka marrëveshje sipas teje, sepse aj paraqitet para palëve të tjera që kinse i respekton marrëveshjet, por publikisht del dhe thotë nuk do t’i zbatojë." - shtoi ajo.

“Zotri Vuçiqi si zakonisht ankohet dhe bërtet dhe shumë çka tjetër, por është natyra e tij” – vlerësoi Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat