Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, deklaroi se Serbisë nuk i intereson më themelimi i Asociacionit, pasi siç tha ai, synim i tyre tani është vetëm prishja e raportit mes ShBA-së dhe Kosovës.
Madje, Haziri vlerësoi se në këto rrethana aktuale, perëndimi ka qenë i pabindur.
“Nuk është më çështja e të drejtave të serbëve lokalë në pushtet. Në këtë fazë, nuk i intereson aq shumë Serbisë draft statuti i Asociacionit, qëllimi i tyre është të ndërtojnë relacion të ri të partneritetit ndërkombëtar mes ShBA-së dhe Kosovës, për tu thënë atyre se “shiko me kënd ju keni punë” dhe për ta dëshmuar që kinse Kosova nuk e mban fjalën. Natyrisht, duan ta krijojnë një ambient të ri, një formë krejt e re të shumicës shqiptare në Kosovë dhe pakicës serbe. Perëndimi ka qenë i pabindur deri tani”, deklaroi Haziri.
Derisa më tej, Haziri shtoi se Serbia ka dëshirë të krijojë një situatë ku vetëm pavarësinë e Kosovës nuk e njeh në këtë proces.