Haziri për Kurtin: Ndërkombëtarët nuk i thonë më mirëmëngjes, por që Asociacioni duhet të ec përpara

Aktuale

Haziri për Kurtin: Ndërkombëtarët nuk i thonë më mirëmëngjes, por që Asociacioni duhet të ec përpara

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 22:42
Lutfi Haziri

Çështja e krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe i është bërë rutinë nga ndërkombëtarët kryeministrit të vendit, Albin Kurti. Kështu thotë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Haziri theksoi se të gjitha palët tani bisedojnë vetëm për këtë çështje.

“Në momentin që kemi marrë konfirmimin që draft statuti si detyrë që po i kërkohet Qeverisë, sepse me kryeministrin është shumë e vërtetë, të gjitha palët po bisedojnë vetëm për këtë çështje. Atij më nuk i thonë mirëmëngjes, as kur e thirrin prej Uashingtoni, as prej Berlinit, as prej Brukselit. Atij i thonë – kryeministër, marrëveshja jonë për draft statutin duhet me ec përpara. Nuk ka më çështje tjera. Rutinë e ka. Kërkesë të përditshme çdo orë. Dhe e ka ndërtu vizionin e tij publik, të cilin e kanë konfirmuar edhe partnerët ndërkombëtar pak a shumë, e që është ajo që LDK-së i ka dhënë të drejtë koha”, tha ai.

Ai po ashtu tregoi edhe problemin që sipas tij, pala serbe “ka rrëshqit”.

“Por problem tjetër, është që gabimi tjetër që ekipi menaxhues ose pala serbe ka rrëshqit, e që nuk ka nxjerr prapë mësim është, ata janë shku me një draft status me 64 nene, as Kosovën kund se kanë përmen. Dhe i kanë bind ndërkombëtarët edhe njëherë që çkado që u lë në dorë, këta kthehen prapë te burimi që nxjerr ujë të trubullt. Se nuk janë të interesum me zgjedh problem”, deklaroi ish-kryetari i Gjilanit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat