Haxhi Avdyli, deputet i partisë “Guxo”, ka bërë një status të çuditshëm.
Ai e ka shpërndarë një postim të presidentes Vjosa Osmani, ku shihet ajo teksa takon liderët evropianë që gjindeshin në samitin në Moldavi.
“Lum Kosova kush e përfaqëson” – është fjalia e parë e z. Avdylit.
Ndërsa fjalia e dytë është edhe më interesante. Sipas deputetit Avdyli, populli i Kosovës është më i mençuri në botë, pasi ka ditur kë ta votojë e kë ta pensionojë nga politika.
“Ky popull është populli më i menqur në botë, kur diti kënd të zgjedh e kënd të penzionoi nga politika…” – shkroi ai.