Rama për zhvillimet në veri: Shpresoj të përfundoj ky konflikt absurd

Aktuale

Rama për zhvillimet në veri: Shpresoj të përfundoj ky konflikt absurd

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 23:27
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbështetur kërkesat e ndërkombëtarëve, BE-së dhe SHBA-së për de-përshkallëzimin e situatës në veri.

Ai përmes një postimi në Tëitter duke komentuar takimin që kanë zhvilluar presidenti i Francës, Emanuel Macron dhe kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz, me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentin serb Vuçiqi ka thënë se nuk mund t’i falënderoj.

Ai ka thënë angazhimi i tyre tregon gjithçka për ta zgjidhur një “konflikt absurd”.

“Nuk mund t’i falënderoj mjaftueshëm Macronin dhe Scholzin për atë që po bëjnë për ta finalizuar procesin e normalizimit në mes të Kosovës dhe Serbisë. T’i shohësh se si ulen me respekt me të dyja palët në përpjekje për të zgjidhur konfliktin absurd, i thotë të gjitha për shpirtin e tyre të madh evropian. Faleminderit”, ka shkruar ai në Twitter.

Pas takimit me Osmanin e Vuçiqin, ku ishte i pranishëm edhe Borrell, Franca dhe Gjermania kanë kërkuar zgjedhje të reja në veri, sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës, fillimi i punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Presidentja Osmani e pyetur për organizmin e zgjedhjeve të reja ka thënë se ligjet e Kosovës e mundësojnë një gjë të tillë, por siç ka thënë ajo kjo varet nëse duan qytetarët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat