Ish-diplomati amerikan zbulon mesazhin e ShBA’së që fshihet pas përjashtimit të Kosovës nga “Defender Europe”

Aktuale

Ish-diplomati amerikan zbulon mesazhin e ShBA’së që fshihet pas përjashtimit të Kosovës nga “Defender Europe”

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 09:18
Ish-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Fried

Ish-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Fried, ka thënë se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kishte arsye të ishte i zemëruar nga veprimet e Qeverisë së Kosovës, lidhur me situatën në veri.

Fried thotë se veprimet e Qeverisë përkeqësuan gjërat dhe se KFOR-i dhe Shtetete e Bashkuara u detyruan të merreshin me pasojat e këtyre veprimeve

“Mendoj se Shtetet e Bashkuara synonin të tërhiqnin vëmendjen e qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve të saj, çka do të thotë se ishin seriozisht të zemëruar. Dhe unë mendoj se ata kishin arsye për këtë. E njoh sekretarin Blinken, e njoh prej 30 vitesh. Ai është një person i mençur. Mendoj, dhe me sa di unë, ai kishte arsye të ishte i zemëruar nga veprimet e qeverisë së Kosovës. Këto veprime i përkeqësuan gjërat dhe KFOR-i dhe Shtetete e Bashkuara u detyruan të merreshin me pasojat e këtyre veprimeve”, ka thënë Fried.

Përjashtimi i Kosovës nga stërvitja më e madhe ushtarake “Defender Europe”, Fried thotë se ishte mënyrë për t’i thënë Kosovës se nuk mund të krijoni probleme të panevojshme për Shtetet e Bashkuara dhe më pas t’i largoheni përgjegjësisë.

“Mendoj se kjo ishte një mënyrë për t’i thënë Kosovës se nuk mund të krijoni probleme të panevojshme për Shtetet e Bashkuara dhe më pas t’i largoheni përgjegjësisë. Sërish dua ta theksojë se Serbia ka përgjegjësi shumë më të madhe për problemet në veri të Kosovës. Por druaj se qeveria e Kosovës ka përgjegjësi për këtë incident të veçant. E njoh ambasadorin Hovenier, ai është një person serioz. Dhe zemërimi i tij gjatë konferencës për mediat ishte i qartë”, ka deklaruar ai.

I pyetur lidhur me masat e tjera që mund të merren ndaj Kosovës, ish-diplomati amerikan ka thënë se do të preferonte që Qeveria të tërhiqej.

“Nuk dua të spekuloj. Do do të preferoja që qeveria e Kosovës të gjente një mënyrë për t’u tërhequr”, ka thënë Fried, në një intervistë për shërbimin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat