Osmani falënderon Metsolan për mbështetjen për ta afruar Kosovën me BE-në

Aktuale

Osmani falënderon Metsolan për mbështetjen për ta afruar Kosovën me BE-në

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 12:35
Vjosa Osmani dhe Roberta Metsola

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola në Komunitetin Politik Evropian.

Osmani përmes një postimi në Twitter, ka njoftuar se kanë diskutuar për zhvillimet e fundit dhe përpjekjet e përbashkëta për të ndërtuar mbi vullnetin e Parlamentit të BE-së për të avancuar Kosovën në rrugën drejt BE-së.

Tutje, Osmani i ka shprehur mirënjohje presidentës së Parlamentit Evropian për mbështetjen e saj të palëkundur për ta afruar Kosovën me BE-në.

“I shpreha mirënjohjen time për presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola për mbështetjen e saj të palëkundur për ta afruar Kosovën me BE-në. Ne diskutuam zhvillimet e fundit dhe përpjekjet tona të përbashkëta për të ndërtuar mbi vullnetin e Parlamentit të BE-së për të avancuar rrugën e Kosovës drejt BE-së”, ka shkruar Osmani në Twitter

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat