Dreshaj-qeverisë: Kosova është amanet, për të është derdhur gjak, ju lutem kthjellohuni!

Aktuale

Dreshaj-qeverisë: Kosova është amanet, për të është derdhur gjak, ju lutem kthjellohuni!

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 16:37
Shemsedin Dreshaj

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, në fjalën e tij të mbajtur në Kuvend ka folur për gjendjen në veri të vendit.

Dreshaj tha se situata është tepër shqetësuese, dhe kjo falë veprimve ad-hoc të Qeverisë.

“Situata është më tepër se shqetësuese. Gjithçka duke iu “falenderuar” hapave ad-hoc të kësaj qeverie. Qeveritë shkojnë e vijnë por Kosova mbetet. Ju mund të eksperimentoni me menaxhimin lokal por jo me vendin dhe të ardhmen e tij sepse është derdhur gjak  e mund”.

“Ju lutem kthellohuni sa nuk është vonë, sepse Kosova është amanet. Nëse nuk mundeni, nuk dini, lëshojani vendin të tjerëve” tha Dreshaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat