Gazetari Xhemajl Rexha ka dhënë detaje në lidhje me situatën në Veri të Kosovës.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se ka informacione për një plan me disa faza që çon në dorëheqjen e kryetarëve aktualë në komunat me shumicë serbe.
Më tej ai theksoi se të gjithë ambasadorët e QUINT, u kanë kërkuar kryetarëve që të mos të futen brenda komunave, para të cilave serbët po zhvillojnë protesta.
“Kemi parë disa dokumente që kanë qarkulluar, se ka një plan disa fazor që do të çojë në dorëheqjen e kryetarëve aktualë. Askush nuk e ka parë Hetemin të hyjë dhe të dalë nga komuna. Për ti dhënë fund protestës së serbëve, Hetemi duhet të dalë sipas kërkesave të serbëve dhe të ndërkombëtarëve. Të gjithë ambasadorët të QUINT, u kanë kërkuar kryetarëve që të mos shkojnë tek komunat. Do të jetë një nënçmim i madh për Kosovën, kur kryeministri dhe presidenca do u kërkojë kryetarëve të dorëhiqen për t’iu lënë hapësirë zgjedhjeve të reja”- tha ai.