Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka thënë se ka informacione të konfirmuara se kryetari i zgjedhur i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq është banor i Fushë Kosovës.
Ajo ka thënë se ka informacione të sigurta për këtë gjë dhe ka akuzuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sipas saj po mashtron se ai po e kryen detyrën e tij.
“Informatat e mija të konfirmuara, për kryetarin e zgjedhur nga radhët e Vetëvendosjes, Erden Atiq janë se i njëjti është banor i Fushë Kosovës. Janë informata zyrtare të cilat i kam të konfirmuara dhe gjatë gjithë ditës kryeministri na hedhi perde syve, na mashtroi se ai po e kryen detyrën e tij. Kjo është një shpërfaqje mashtrimi që po gënjen se po shkon atje për ta shtrirë sovranitetin.”, ka thënë Deliu-Kodra.
Kujtojmë se Atiq, kryetar i Mitrovicës së Veriut ditë më parë ka refuzuar të takohet me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.