Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha është shprehur i lumtur dhe krenar që i ka miq, kryeministrin Albin Kurtin dhe ministrin e MPB-së, Xhelal Sveçlën.
Hoxha duke shpërndarë një fotografi me Kurtin dhe Sveçlën ka thënë se “shqiptaria zgjidhet me ballin lart e kurrizin drejt”.
Ai tutje ka shkruar se sado e madhe qëndresa, kur është çështja e drejtë edhe jeta është plot dinjitet.
Postimi i plotë:
Jam krenar dhe i lumtur që ju kam miq!
Shqiptaria zgjidhet me ballin lart e kurrizin drejt. Sado e madhe qëndresa, kur çështja është e drejtë edhe jeta është plot dinjitet.