Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka nxjerr një citat nga libri “Koha e gjarprinjëve” e famëkeqit Dobrica Qosic, ku i njejti jep “udhëzimet” e tij, se kur mund ta kthej Serbia Kosovën.
“Kur klima anti-amerikane fillon të zë rrrënjë në Kosovë”, thotë ndër të tjera Qosic, e që Kica-Xhelili e ka cituar.
Pas vendimit të Kurtit për t’i dërguar kryetarët e komunave veriore në objektet zyrtare, reagimi i ShBA-ve, fillimisht ishte thirrje për tërheqje të këtij vendimi, e pastaj u shndërrua në sanksion konkret, pasi Kurti vendosi t’i shpërfillë thirrjet që vinin nga aleati ynë kryesor.
Postimi i plotë i Kica-Xhelilit:
Agjenda shoviniste serbe spjegohet më së miri nga vet ata. Nga akademia e shkencës serbe:
Dobrica Qosiq, “Koha e gjarpinjëve”
“Kosova nuk rikthehet me lufte. E vetmja mënyrë për rikthimin e Kosovës është kur klima anti-amerikane fillon të zë rrënjë në Kosovë. Kur shqiptarët ndihen të vetëmjaftueshëm dhe nacionalizmi për të mbajtur e ruajtur pushtet del para strategjisë amerikane e europiane. Shërbimet tona duhet të veprojnë në Kosovë e ta ndërtojnë një imazh qe e imiton nacionalizmin e verbër të Millosheviqit. Kur të vjen ky moment atëhere ngjallet shpresa serbe për rikthimin e Kosovës”.
Po e lë këtu e nuk po them asgjë.